Teksti Origjinal

Gjëmon mali e toka per ni trim qe kush se preki
E maj ni allti te shoka pa dekë jo nuk e heki
Suharekë o veni jem, qe unë vi t'a largoj terrin
Bijtë e shkinës le ta dinë qe shqiptari ja jep tmerrin
Folinë poezitë e mia sa vlen per mu Shqipnia
Jeten Kosovë ta fali nese vjen n'pytje liria
Saherë pushtetië dhunshem deshtën me m'pa mu t'dorzum
Po harrun qe prej kur linda jom armik i perbetum
Oficer nale pak veten mos u bon pa edukatë
Se ai qe ma shan Kosovën s'pritoj me bo sallatë
M'shtine qeli mi qeli sa me pa dëken me sy
Veç em shtine me u betu që kom me dekë për Shqiptari.

Refren 2x:
Jo qe besa për pa dek
Nuk të lshoj moj Suharekë
Sa e mirë per ty osht deka
Po thotë trimi Besim Ndreca

Ku ke pa o i biri shkinës me ta dhonë unë ty alltinë?
Ma mirë plumat p'i provoj n'lule t'ballit qysh po t'rrinë
Ikni shkije si hiena se u tërbu luani knena
Sa e mirë doket Shiroka, shqiponja me dy krena
O Dragan tu mshel goja kerkush mos ta niftë zanin
Qe tash i nisi mas teje Milloradin e Zoranin
Lamtumirën ja jap fmive se gjallë jo s'kanë me m'prekë
Qysh e deshta prej fminije ma mundsoi Zoti me dekë
Suharekë o veni jem, a e pa korbat qysh i tremi?
Se kush osht armik i joti ka mu kon' armik i jemi
Kangë lavdie kur t'i knoni Kosov's e Suharekës
Çoni t'fala prej amshimi nga gjaku i Besim Ndrecës.

Refren 2x:
Jo qe besa për pa dek
Nuk të lshoj moj Suharekë
Sa e mirë per ty osht deka
Po thotë trimi Besim Ndreca

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019