TEKSTI ORIGJINAL

Kur të morën dor zitë
Ishe fëmi me shtatin rritë
Tash sa vite po të pres
Dhe hala po kam shpresë.

Nuk e di a t'ka rritë jeta
A ke mbetë fëmi
Shokët tu a i ke n’kujtëse
Të janë ba për martesë.

REF.:
N'ballin tim rrudhat janë shtu
Hajde tash a je ba burrë
Dhimtë e shpirtit ti mi shun
Unë nga ti më s'ndahem kurrë
Djali im sa m'ka marr malli
Zemra lutjet kurrë s'i ndali
Gjallë të morën gjallë të pres
Pa ardh ti nana s'vdes.

Ti buzqesh ngrirë n'fotografi
Kudo n'shpi dhe n'sytë e mi
Zani i butë a t’ka ndrru ngjyrë
A shihesh shpesh në pasqyrë.

REF.:
N'ballin tim rrudhat janë shtu
Hajde tash a je ba burrë
Dhimtë e shpirtit ti mi shun
Unë nga ti më s'ndahem kurrë
Djali im sa m'ka marr malli
Zemra lutjet kurrë s'i ndali
Gjallë të morën gjallë të pres
Pa ardh ti nana s'vdes.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024