Teksti Origjinal

Ishte vjeshtë kur një ditë
unë me prindërit e mi
“mirupafshim” seç i thashë qytetit tim.

Atje lashë kujtimet,
tinguj, ngjyra plot
edhe parkun ku me shoqet loznim tok.

Nën një qiell pranvere
unë erdha këtu prapë,
si dallëndyshe që vjen
nga udhëtim i gjatë.

Refreni:
Sa ka ndryshuar
qyteti im
dhe “ti je rritur“ thonë të gjithë.
Më përqafojnë me mall,
gjyshërit dhe miqtë:
“Mirësevjen n’folenë e parë!”.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019