TEKSTI ORIGJINAL

Ne jemi një për besë e fe,
Flet, thërret një zë, Skënderbe.
Ne jemi një, të gjithë ta dinë,
Për Shqipërinë, për Shqipërinë.

Ne, tokë e lashtë e gjak i ri,
Sfida jonë, zemër- histori,
Atje ku nis një jetë e re,
Kosovë, diasporë, o Atdhe.

S’njohim dallgë, u dalim ballë,
Prijmë jetën si luanë.
S’ duam luftra më në botë,
N’sy fëmije, s’duam lotë.

Drita jonë, prind e shkollë, hej.
Ëndërr - kurorë në çdo portë, hej.
Jemi brez i ardhmërisë, heeej.
I Arbërisë, i Shqipërisë.

Ne jemi një, o brez i ri,
Të mbajmë flamurin kuq e zi,
Në zemrat tona si fole,
Jeton i madhi, Skënderbe.

Ne kemi ëndrrën për një botë,
Ku zgjon lirinë një paqe e ngrohtë,
Dhe ku zhvillohet bukur, për be,
Një Shqipëri për të gjithë ne.

S’ kemi brengë, s’ kemi faj.
Puthim engjëj, luftojmë djaj.
Shohim botën e lirisë,
Flasim gjuhën e atdhetarisë.

Ti Shqipëri më jep nder, hej.
Më jep emrin me dy krerë. Ohej.
Se ti je, se ti je, hehehej.
Babë e bir, Skënderbe.

Ne jemi një, për besë e fe,
Flet thërret një zë, Skënderbe.
Ne jemi një të gjithë ta dinë,
Për Shqipërinë, për Shqipërinë.

Ne jemi një, o brez i ri,
Të mbajmë flamurin kuq e zi,
Në zemrat tona si fole,
Jeton i madhi Skënderbe.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024