TEKSTI ORIGJINAL

Moj e bukura Lushnjare
Plot me nur e bukuri
Me ca naze lozonjare
Mendja veç tek ty më rri

Do të ndez unë një lambadhe
Do të lus unë perëndinë
Të më japi një Lushnjare
Të më ndrisi gjithë shtëpinë

Ref.
Ti Lushnjare, unë Lushnjar
Me sevdanë nuk ka pazar
Po ma pruri zoti mbarë
Do bëjmë dasmën këtë behar

Kur të marri dasma flakë
Kur në qiell të shkojë hareja
Si kjo dasëm s’keni parë
Do të thotë gjithë myzeqeja

Moj sorkadhja ime bukur
Po të them një fjalë ta dish
Po më fale një të puthur
Do të lë qoshen e shtëpisë

Më ka zënë sevdaja brenda
Me ty fle me ty unë zgjohem
Natën të shikoj në ëndrra
Në mëngjes kam frikë të zgjohem

Ref.
Ti Lushnjare, unë Lushnjar
Me sevdanë nuk ka pazar
Po ma pruri zoti mbarë
Do bëjmë dasmën këtë behar

Kur të marri dasma flakë
Kur në qiell të shkojë hareja
Si kjo dasëm s’keni parë
Do të thotë gjithë myzeqeja

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024