TEKSTI ORIGJINAL

Më premto mes nesh
Dashnia s’do perëndojë
Premtomë ndër ëndrra
Veç mua do më kërkosh

Për ty gjithë jetën
Si sot do kem nevojë
Ky përqafim
Jo kurrë mos të mbarojë

Eja me mua
Të t’betohem: Ty të dua
Se veten time
Përgjith’ jetën po ta fal

Sa frymë të kem
Si sot, veç ty do të të dua
I lutem Zotit:
Fatin tonë, kurrë mos e ndaj

Në zemrën time
Unë tënden do e mbaj
Në hidhërim a paqe
Asgjë nuk do na ndajë

E kur rrudhat ballit
Dhe thinjat të kenë dalë
Në vallëzim shpirtrat
As koha mos t’i ndalë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024