Teksti Origjinal

Kam ca ditë që s'ta dëgjoj
Zërin tënd të ëmbël shumë
Nuk e di si do duroj
Aman si do ver kjo punë
x2

Në do të ma dëgjoshë zënë
Më shpjer atje ku kam qënë
Mbyllur brënda nuk duroj
Më lini të fluturoj
x2

Ç'të të them moj e uruar
Të gjithë njerzit janë larguar
Mbetën djemtë pa martuar
Gjyshër e nipër pa takuar
x2

Në do të ma dëgjoshë zënë
Më shpjer atje ku kam qënë
Mbyllur brënda nuk duroj
Më lini të fluturoj
x2

Moj thëllënzë e prillit
Dil e bëj një zë bilbili
Dil e këndoni bashkë
Së ju presin njerzit jashtë
x2

Në do të ma degjoshë zënë
Më shpjer atje ku kam qënë
Mbyllur brënda buk duroj
Më lini të fluturoj
x2

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2021