TEKSTI ORIGJINAL

Armendi:
Falemderit që po vini
Fukaras me ja qel deren
Mej dhan buk e kulmb mbri kry
Me ja kthy në zemer pranveren

Merita:
Aman xhaxhi më kurseni
Sdu me dal në fotografi
Më ndihmoni hatri zotit
Sikur po thot një fëmij

Armendi:
Kur ndihmoni për Allah
Ftyren tem mos të ta shohin
Pom vjen zor kur kan me pa
shokt e shoqet që më njohin

Merita:
As të vjen gjynah për mu
Që më ka ardh shpirti në fyt
Mendo sikur në vendin tem
Kish me kan evladi yt

Dytë së bashku:
Ajo dor qe do me dhan
dora tjeter sbon me pa
E kur fmija për buk qan
qysh e ban me pa ni dynja

Foli zemres veq një her
Veti njerzit që kuptojn
Jeta jem do të bahet terr
Vujtjet tem veq sa vin e shtojn

Armendi:
Nese kam nevoj për buk
dinjitet un kam në jet
Spaku ftyren ma mbuloni
Mos të më shohin si të shkret

Merita:
Një cop buk kur të ma bini
Sësht patjeter krejt me pa
Vutjen tem o xhaxhi imi
S'duhesh hero ti me u ba

Armendi:
Nëse njerzit që ndihmojn
Dojn me pa me vertetu
Nese veq ashtu besojn
Jan tu hy në gjynah me mu

Merita:
Nese pak ke rahmet
Për ket shpirtin tim të mjer
Me ndihmu fmijen e shkret
Boje xhaxhi pa kamer

Dyt së bashku:

Ajo dor qe do me dhan
dora tjeter sbon me pa
E kur fmija për buk qan
qysh e ban me pa ni dynja

Foli zemres veq një her
Veti njerzit që kuptojn
Jeta jem do të bahet terr
Vujtjet tem veq sa vin e shtojn

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024