TEKSTI ORIGJINAL

Ti, ti po kthehesh përsëri tek unë
me pendesë dhe trishtim pafund
ka kaq kohë që po të pres, sa shumë

Vjen, përmes erës nër netë ti vjen
Nostalgji dhe dëshpërim më sjell
sa e huaj je tani, sa e ndjerë

Ku shkruan ëndrrat, ku?
Kë deshën sytë e tu, s'e di
Ne heshtim që të dy
na ndan një ftohtësi tani

Ref:
Kur braktis atë që do
vjen një cast që e kupton
se pa të ti dot s'jeton
çfarë më thuaj vlen në botë
kur je vetëm e ke ftohtë
dhe një zemër s'e gjen dot
Ku shkuan pritjet, ku?
Ku ndali hapi ytë, s'e di
në ndjenjë në fshehtësi
jam skllavi ytë më thotë tani

Unë, sa trishtim po ndjej në shpirt, çudi
Kur pendesën shoh në sytë e tu
S'di të dua, a të humba përgjithënji

Ti, ti u ktheve përseri
lotin shoh të ngrirë
Jam i dobët dhe të fal, s'e di
ne mund t'a kthejmë në jetë dashurinë

Ku shkruan ëndrrat, ku?
Kë deshën sytë e tu, s'e di
Ne heshtim që të dy
na ndan një ftohtësi tani

Ref:
Kur braktis atë që do
vjen nje çast që e kupton
se pa të ti dot s'jeton
çfarë më thuaj vlen në botë
kur je vetëm e ke ftohtë
dhe një zemër s'e gjen dot
Ku shkuan pritjet, ku?
Ku ndali hapi ytë, s'e di
një ndjenjë në fshehtësi
jam skllavi ytë më thotë tani

një ndjenjë në fshehtësi
jam skllavi ytë më thotë tani

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024