TEKSTI ORIGJINAL

Rrugën tatëpjetë e mora,
nga mulliri i fshatit dola,
përtej lumit sytë i hodha,
aty ku shkonte belholla.

Shkova një, shkova dy,
shkoja ditë për ditë aty,
shkoja ditë për ditë aty,
belhollën s'e pashë me sy.

Ty të kam hedhur sevdanë,
s'gjeta që s'gjeta derman,
në mulli do shkoj matanë,
do shkoj të pyes millonanë.

Po na vjen belholla,
me fustan bojë krem,
të lutem o millona
mos i merr ujem!

Refren:
Ky mulliri i fshatit paska barrë shumë,
Të lutem o millona radhën e kam unë.
Sonte kemi dasëm po martojmë çun,
Xhan o shpirt o millona urdhëro ktej nga unë!
Një barrë me misër, një barrë me grurë,
Të lutem o millona radhën e kam unë.
Sonte kemi dasëm po martojmë çun,
Xhan o shpirt o millona urdhëro ktej nga unë!

Xhan o shpirt o millona,
millona të kam rixha,
hallin tim sot kush e ka?!
Lëre lëre mos e nga!

Shkova një, shkova dy,
shkoja ditë për ditë aty,
shkoja ditë për ditë aty,
belhollën s'e pashë me sy!

S'më tregove nuk më the,
belholla që shkoi dje,
të keqen o millona
thuamë shtëpinë ku e ka!

Po na vjen belholla,
me fustan bojë krem,
të lutem o millona
mos i merr ujem!

Refren:
Ky mulliri i fshatit paska barrë shumë,
Të lutem o millona radhën e kam unë.
Sonte kemi dasëm po martojmë çun,
Xhan o shpirt o millona urdhëro ktej nga unë!
Një barrë me misër, një barrë me grurë,
Të lutem o millona radhën e kam unë.
Sonte kemi dasëm po martojmë çun,
Xhan o shpirt o millona urdhëro ktej nga unë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024