TEKSTI ORIGJINAL

C'te beje i shkreti mergimtar
Po iken rrugeve te botes
Per ne vend te huaj rrugen ka marre
Qe te siguroje buken e gojes
Po larg atdheut s'ka fitim
Te gjitha gjerat aty i ki
Ne vend te huaj ka vetem lotim
Pse ika thua bera cmenduri
Disa gjera nga atdheu im
A thua a do te me mjaftojne
Te shuaj ndopak mallin tim
Te kem ato gjera te me rrethojne
I vetmuar s'kam c'te bej
I them vetes shum gabim bera
Mallin qe per atdheun kam
Fare nuk po mundem ta shuaj
Edhe me gjerat qe nga atdheu mora
Prape nuk jam e lumtur
Ketu s'mundem te jetoj
Si ne burg te hapur futur
Tani shume mire e kuptoj
Se c'çenka per ne atdhedashuria
Une keshtu s mund te gezoj
S ka me mire se vendlindja
Edhe nese une ne mergim
Kam me vete familjen time
Kur kujtoj rritjen time
Them se s'jan as kujtime
Se kur je ne atdhe
I sheh hapat nga hedhur
Si te kishte ndodhur dje
Gjdo gje te vjen ne mendje
Dheu i huaj s behet atdhe per ty
Jo vetem nga gjuha apo kombesia
Aty gjen vetem vetmi
S'ka me te cmuar se atdheu im Shqiperia

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024