TEKSTI ORIGJINAL

Behari i bardhë, pemët i mbuloi,
Zogjtë me gëzim këngës ia thonë,
Toka qilimin e gjelbërt e shtroi,
Bletët nga lulja më lule shkojnë.

Dielli i nxehtë natyrën e zgjon,
Bujqit nëpër ara nisin e punojnë,
Bora shkrin, lumi gurgullon,
Plot gaz fëmijët në shkollë shkojnë.

Njerëzit nëpër livadhe kanë dalë,
Të shijojnë natyrën e bukur,
Toka hoqi mantelën e bardhë,
Gjithandej gjelbërimi është dukur.

Këndojnë zemrat kur vjen pranvera,
Lulet çelin lloj-lloj ngjyra,
Dallëndyshet kthehen nga vendet tjera,
E harreshme buzëqesh natyra.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024