Teksti Origjinal

Mësuesen e dashur,
Unë shumë e dua,
Pas prindërve të mi,
Më e shtrejnta për mua.

Për gjëra të bukura,
Gjithmonë na mëson,
Kur i kryejmë detyrat,
Na përkëdhel dhe ledhaton.

Mësuesen time,
Kurrë s'do ta harroj,
Ndër vjersha dhe tregime,
Unë do ta kujtoj.

Edhe kur të rritem,
Nëse dikush do jem,
Fjalët dhe këshillat e mësueses,
Si yrnek do ti kem.

Ajo ndriçon si fanar,
Bilbil që vetëm ligjëron,
Prandaj ndjehemi krenar,
Për rrugën e drejtë që na e shtron.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019