TEKSTI ORIGJINAL

Dua bota të rrojë në paqë,
Dua njerëzit të jenë të qetë,
Jeta e fëmijëve të jetë parajsë,
Të lumtur dhe të gjithë të njetë.

Dua të rriturit të gjykojnë drejt,
Me dashuri të flakin urrejtjen,
Gabimi i tyre na kushton shtrejnt,
Për hir të jetës, mos ndillni vdekjen.

Armët zëvendësoni me lule,
S'duam gjaku të derdhet lumë,
Kini mirësinë, dëgjoni këto lutje,
Brezni të tëra mos i lini në gjumë.

Nga lufta e çmendur s'fiton njeri,
Mos na vrisni ëndrrat, gëzimin tonë,
Bota është krijuar për mua, për ty,
Gjykoni veten deri sa s'është vonë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024