TEKSTI ORIGJINAL

Gjithmonë historinë time
me gjak e kam shkruar
për mijëra vjet
jetova i robëruar.

Në antikë romakët
trojet m'i pushtuan
pastaj erdhën turqit
njësoj, po ashtu vepruan.

Më vranë e më dogjën
sërbët e mallkuar
një shekull jetë kalova
me ta duke luftuar.

Më mohuan çdo gjë
emër, shtet, flamur
më ndan nga trungu
për t'mos u takuar kurrë.

Më quajtën me çdo emër
identitetin të ma ndërrojnë tentuan
ta quaj vetën shqiptar
asnjëherë nuk ma lejuan.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024