TEKSTI ORIGJINAL

Një natë në gjumë të thellë
një zë të ëmbël e dëgjova
dikush, m'i tha dy fjalë…
nga gjumi u zgjova

Në dhomën e errët
diçka të bardhë dallova
me të shpejt nga shtrati u ngrita
drejt saj vrapova

Zgjata duart ta përqafoj
në gjirin tim ta mbaj
shpejt nga duart më iku
ishte një engjull, me fytyrë të saj.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024