TEKSTI ORIGJINAL

Kur nga minarja ezani dëgjohet!
ta mbështjell trupin freskia
zhytesh thell në kënaqësi
sikur në det, kur hyn anija.

Të qesh fytyra nga gëzimi
zemra e gjen lumturinë
shpirti i trazuar nga valët e jetës
në atë çast e gjen qetësinë.

Freskia e shpirtit gjendet
vetëm tek Krijuesi i vet
ateizmi është shkatërrimi
Islami është feja e vërtetë.

Çelësi i lumturisë
janë fjalët nga Krijuesi
Ezani, fjalë nga All-llahu
më i Madhi, Gjithësundusi.


5. VIII .2012

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024