TEKSTI ORIGJINAL

Në çdo hap që bëj
në çdo rrugë që kaloj
në çdo rrugicë që eci
nga një lypës në trotuar takoj.

Me duar të shtrira
me lecka mbi trup
kërkojnë lëmosh nga kalimtarët
vetëm për një kafshat bukë.

Se ç'më dridhet trupi
zemra se ç'më qanë
kur i dëgjojë duke thirrur
"dua bukë për t'ngranë".

Në diell e në shi
në dimër e verë
në mëngjes e mbrëmje
janë aty përherë.

Askush nuk u ndihmon
nën mëshirë të fatit janë
ata rritën të braktisur
pa babë e pa nanë.

Shpresoj të vinë ditë më të bardha
secili i lumtur të jetojë
pa lotë e pa dhembje
mëngjesi të agoj.


1. VI .2011

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024