TEKSTI ORIGJINAL

Ma shkuqen plisin me gjak
Me tere qenien me urreyen
Sofren e bukes ku u ushqeva
Gjate shekujve me gjak ma perlyen

Me dogjen kullat e burrav
T'me shfarosin e munduan
Me gjak erdhen pranverat
Me gjak edhe vitet kaluan

I persekutuar e i perndjekure
Nga antika gjere ne çlirim
I vetmi kombe me kufij mes vete
Eshte i patreturi kombi im.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024