TEKSTI ORIGJINAL

Ka vite qe pres
Te di per ty
Per ju te di
E di pse u flijuat
Pres vite tani..
Ku eshte ai cak
Qe askund s'e shoh
Ai cak qe e kishit ideal
Dhe shtrenjt e keni paguar
Me kulla te djegura
Me pranvera te pjekura
Me lot.me gjak.

Askush s'me tha
Nga te lartit
''te largetit''
A eshte ideali
Ai caku i te reneve
Dhe, ku eshte
Qe kohe pres
A jemi ashtu
Si'c urdheron gjaku
Apo per askund
N'a drejton timonieri
''ME BILET FALAS''
PER VALET E LUMIT BUNA.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024