TEKSTI ORIGJINAL

Kur vjeshta zë fillet
gjelbërimi ngadalë tkurret
terri bie diq më herët
e të ftohtit nga largë turret

lejlekët gatiten për ikje
të ftohtin se durojnë dot
mezi presin prap të kthehen
në pranverë, në tjetrin mot

dhe zogjëve të tjerë kalimthi
këngën e fundit sikur u dëgjon
si rrufe marrin shtegëtimin
nga të ftohtit që afron

era me gjethet më nuk luan
ngase nisur kanë të thahen
sikur dhimbshëm, një nga një
nga degët nisin e ndahen

gjallëria sikur shuhet
ndërrojnë ngjyrat gjithandej
barë e lule thua s'mbesin
mbesin veq erërat mandej

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024