TEKSTI ORIGJINAL

N’ato vite të ferrit, kur qielli më qe mbyllur,
Dhe errësira e thellë më kishte dhënë lëndim,
Të preka dhe të ndjeva mes njerëzish kokëulur,
Zonjë Lumturi, më ishe brenda shpirtit tim.

E s’të kërkova, Zonja ime, kurrë nëpër motele.
As ndër bankete zhurmëmëdhenj edhe dinakë.
Shumë herë s’të gjeta ty as kioskave me zhele,
Zonjë Lumturi, ta dish, të kisha brenda, gjak.

S’harrohen provat e mëdha, mërzitë e trishtimet
Edhe çdo herë kam dashur të mbetesha njeri.
Më të mëdha ato, më të mëdha dhe gëzimet,
Zonjë Lumturi, pranomë, kam mbetur po ai.

Me mua, mikja ime, nuk ndahesh dot aq lehtë.
Herë duhemi pa fund, here jemi flak’ për flakë.
Ti më ke nxitur vetë, të kem guxim në jetë,
Të ndjek edhe të ngjaj me maratonomak.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024