TEKSTI ORIGJINAL

Pse qielli nuk qan, nje pyetje qe shpeshhere ja bej vetes. Qielli ishte ketu ne te mire e ne te keq te vendit tim, qielli ishte ketu dhe pa qdo minute e vezhgoi qdo sekond popullin tim qe u flijuan derisa moren ne qafe edhe familjet e tyre . Pse qielli nuk qan kur pa token shqiptare te rrenohej, te perçahej dalëngadalë. Qielli ishte ketu kur toka mbulohej me gjak, ishte ketu dhe shihte qdo lot te rëndonte tokën shqiptare. Qielli ishte ketu edhe kur dheu shtrihej mbi trupat e trimave e njerezve te pafajshem...
Qielli pa qdo pike gjak qe dirdhej per te miren e shtetit tone. Qielli pa nenat e viktimave te qanin tmerresisht per bijtë e tyre, ai pa jetimë e gra te veja te perqafonin kufomat e famjareve te tyre per herë te fundit, dhe nuk derdhi nje pike lot ndonese qielli u merzit por nuk e shprehi mllefin me lot i them vetes. Po te isha mbi qiell e te shihja mizerjet qe ndodhnin ne vendin tim nuk do te mund te duroja e te mbaja tere at mllef te fshehur ne gjoks. Ndoshta qielli nuk derdh lot por me siguri ai ende nuk e harron te kaluaren. Dikush qe seshte provuar mund ta quaj te kaluar, por per dike qe ka humbur njerzit me te cilin ka ndare qdo hidherim e gezim, varrët e tyre hapen edhe qdo dite e me shumë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024