Teksti Origjinal

Për një moment harrova kush jam,
harrova pse jam, pse ekzistoj
pse I përkas kësaj bote me plot fytyra,
pse kaluan vitet e nuk ndruan ngjyrat?!

Për një moment harrova ku jam,
harrova për ku isha nisur
kisha harruar qe jeta ka edhe buzëqeshje,
për një moment u lodha,
u lodha duke fshirë lotët nga sytë..

Për një moment nuk e dija pse po qaja,
nuk e dija pse qëndroja pa lëvizur,
harrova që edhe unë jam si të tjerët
nuk e di a nga dhimbja e pafund
apo nga “lumturia” e humbur..

Për një moment I ftofti mbuloi trupin tim
më mbuloi mua mu atëher kur nuk u mirte frym nga I nxehti
mu atëher harrova se cpo kërkoja,
harrova të mbyll kapakët e syve
për një moment mendova që mori gjithqka fund.

Harrova të them të vërtetën
nuk e di a sepse unë doja
apo sepse gjithqka ishte gënjeshtër,
edhe unë si të gjithë I përkas kësaj bote,
kësaj bote që një ditë do të mer fund
dhe atëher me cfar vepra do të dalim para KRIJUESIT tonë?!

Harrova të kem durim harrova që durimtari shpërblehet
e di qe padashje hidhëroj KRIJUESIN tim por përse?!
Sepse kjo botë është e tillë
apo unë mundohem të bëhem I tillë si kjo botë?!

Harrova të dua mu atëher kur kisha nevoj për dashurin
por nuk e harrova dashurin për atë (Allahun)
ajo dashuri më mbushte me force
por a thua vallë ka dikush që të do për hir të Allahut?!
e kërkoj nga njerëzit atë dashuri sepse ajo dashuri nuk tradhëton…

Kur harrova se cfar dua,
harrova dhe gjethet kur bien në tokë,
harrova të ndjej, e harrova të mirën duke u munduar ti harroj të këqijat
nuk mundja të flisja me zë sepse dhe zëri u fshihte,
u fshihte se e dinte që cdo gjë ishte gënjeshtër …


Harrova dhe përsëri harrova gjer sa e kuptova
që do të vij dita që ti të shkosh
dhe gjithkush do të të harroj ty…

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019