TEKSTI ORIGJINAL

Na ishte një pemë e dashur sa ska
Pema na i kishte katër degë të mëdha
Prej secilës degë nga tre pipa dilnin
Në secilin pip tridhjtë lule qilnin.

Në ato lule fshihej buka pjelloria.
Në ato lule rritej paqja dhe liria.
Në ato lule flinin gëyimet e motmotit.
Në ato lule ndihej dhe erë e barotit.

Na ishte një pemë është përrallë e vjetruar.
Sa erëra kanë fry gjërat kanë ndryshuar...

Fryu erë e parë tridhjetë lule ranë.
Fryu erë e dytë dymbëdhjetë pipa u thanë.
Fryu erë e tretë theu degët nje nga një.
Na ishte një pemë e tani nuk është më.

E ne?Nuk u pikëlluam por ngremë dolli
Do mbjellim pemë tjetër GËZUAR VITIN E RI!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024