TEKSTI ORIGJINAL

Më shtrëngo fortë, o madhështor,
Para se t‘më shkatërrosh,
Më falemndero,
Fushëbetejë (për Xhukgjakoviçët) Pranverore.

Unë vetëm desha
Të t'bëjë me dije
Që ti i ç'muar,
Je në vete?
Më i miri.

M'u desht të vishem
Me uniform të kuqe,
Bashkë me burrat e nënës,
Atyre netëve
Kur vallëzonin
Të përvëluar
Ndërsa ne këng’n e jetës akoma s'patëm kënduar,
Nëpër errësirë shëndrritnin projektilët
Nën driten e zbehtë të Hënës.

Zot me kokën lartë
Ndonjëherë ngjanim vërtet armatë
E kuadrit mbretëror;
Më zgjerohej zemra mal,
Më bëhej jeta triumfim.

Oh, i imi Zot,
E ndjej se si
Lëvizë nëpër ajër
Telefoni
Lidhja përmbi
Po vërshëllen
Si një lak,
Met'ali bubi,
Ky Rr'stem Dobra,
Rrogëtari i Alive
Më lidhi
Si litar:
O ma e kidnapoi pronën,
Ma e vodhi shtëpinë,
Ngase perspektivë tjetër s'gjeti dot!

Mjaltë unë po qëndroi edhe k'të herë,
N'mes të zjarrit, po ty
Po t'ndjej ç'dokundi,
Ti sheh si 15 muajsh se si
T'sulmojnë t'ëndin at!
Na etiketonin duke
Na diferenzuar me
„Na fëlliqën katundarët“!
Po ju, o „melezë“
Dhe vetë jeni fshat.
Për një kafshat,
Atje ku shtëpi e tokë
Na u rrëmby
Nga
Njeriu i “gjakut”,
Nga „thithësi“ i ynë,
Nevet, fëmijëve t'insonit,
T'veteranit të arsimit,
Dhe edukimit,
Të pedagogut fenomenal,
T'Mehmet Ciceronit.
Juvet
Për t'gjitha ato
Ju shoqëroftë gjithnjë nj'ajo mëkat...
Asnjësend më
S'më frikëson mua
Ndonjëherë.

Por tani ç'arë me ba,
Kur vetë me përvojë t'atillë
Me u konfrontu;
Vështirë dhe e pamundur qënka
Përderisa një v'dha
S'tbëhet sh(.)a,
Sh(.)au s'bëhet
V'dha t'mir
Sh(.)a
S'ka,
S'ka sh(.)a t'mir
Vëlla
S'ka,
S'ka,
Nuk ka.
Ju e sollët „k'shutni“
Edhe k'të her
Këtë këtu
Me “Shqip'n” e
Juvet
“Sh'u bo mer?!”

Po ndjehem si
I elektrizuar
Sonte:
Përgjatë lëvizjes
Përbri vërshimeve
Bregdetare marshoi
Për n'fushëbetejën 1999.

Fitova fatkeqësinë
Shpirto qëndro pranë meje
Pjesë qiellore
E di se nëse unë
Shkoi, do vdesë
I lumtur
Sonte, se si juve as fare s'ju interesoi
Se gruaja
Shtatzënë
Mund t'humb edhe fëminë,
Mundet
T'abortoi,
T'abortoi,
Të abortoi!

Motra pra, mendoi,
Se vëllai i shkoi
T'cilin uji i valë e përvëloi,
Vogëlushit si një ëngjull,
Ishte shumë i vogël
Kur vala mishin ja shkatërroi,
Trupin i përshkoi,
Gjoksin i deformoi;
Prandaj edhe n'martesë
Rraspija e Mitrovicaviçve,
E cila me ndihmën e kirurgjisë
I vuri maskën virgjërisë:
Qepi cipën e vajzërisë,
I hyri me tradhëti bashkshortsisë,
Deshi këtë ta e mashtroi,
I tha këtijë gjeniu, k'ti bukuroshi;
Për shenjat e vegjëlisë,
Për gjoksin e dëmtuar e çortoi,
Se ajo si brum i shkaut,
Këtë e sulmoi
Të e dekoncentroi
Të e demoralizoi
Që ky turpin e sajë,
V(.)ginën e saj të qepur
Të e harroi,
Të mos e sulmoi,
Se si d(.)shnori i „Qafë“ m(.)gjupit,
I atij (…)girashi
(.)ihet n'(.)yth me (.)urra,
U bë viktim
Se i dha krahun turpit
Tanimë gratë i urrenë,
Këto dot s'i martonë
Se ky analizonë(…)
Se unë ty do t'mungoi
Dhe do t'më mungon ti mua përgjithmonë.
Sikurse dhe
Yjeve që ju mungon
Dielli
Në vesë të mëngjesit.

Më vonë akoma „he burrë”
Më mirë se jo kurrë.
Çfarë pata i humba, po lypës s'u bëra,
Dorën nuk ja shtriva askujt dhe
Veten e mbajta
Edhe u përmbajta,
Ç'u bënë vajzat më t'bukura Nasibja,
Lumja, Zerrija dhe Dilja?
Atyre do t'ju kultivoja vepra të tëra.
Po të gjitha ato u plakën, u vyshkën pranë
Dhe bukurinë e dikurshme më s'e kanë.
Megjithatë drejt tyre synoi nganjëherë
Më shumë,
Sesa drejt kitrave me qyrk e famë;
Që u plakën nën studime
T'boshnjakes si bimë,
Moralin e tyre totalisht të shkatërruar
Për vete e fshehin me çelësin dhe terrin,
Ndërsa tjerët i përgojojn,
Vetë askushet, por Botën e nënçmojn
T'huajat në shesh i nxjerrin.
Çfarë pata i humba, më mbetën
Vetëm
Kujtimet, organizmi dhe eshtrat,
Tani përballë shtëpisë sime këndojnë
Bretkosat, mua më duhet të gëzohem
Se qenkan të gjitha të miat!
E si fëmijë i ndërruar në spital
Ngelet njeriu jetim i mjerë,
Kurrë në jetë të jetës s'më shoqëroi ndojkushë,
Askush s'më përkrahu dot mua ndonjëherë…
Dhe tani k'të me mend ti e merë!

Po nëse edhe ti
Më largohesh, unë do të
Udhëtoi,
Udhëtoi
Po udhëtoi!
Më shtrëngo fortë, o madhështor,
Më falemndero,
Para se t'më shkatërrosh
Lule drejt vyshkjes mos çelë vetëm zi
Fushëbetejë (për Xhukgjakoviçët) Pranverore,
E heshtur dhe pa mentor.
Tokë buke pa uratë,
Parajsën meritove, kurse s'ke akoma as liri,
Ty, o ceremoni e gjërë, pa dhuratë:
T'bekoftë jeta pa shtrëngatë,
Leksikun e mbarësive paç kuror.

Shqipëri, Kosovë, Gjermani, Pranverë, Pashtrik 1999, Gjakovë, Mai 2012
Dhuratë për Xhukin dhe Gjakovcin

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024