TEKSTI ORIGJINAL

Larg vendlinjes
i pa shpi,
i pa shpres, dhe pa shoqeri.
Eci rrugve si i humbur,
zemer thyer, jo i lumtur.

Me djeg malli per vendlindjen,
me djeg malli per nenen time.
Qe e lash me duar ne gji,
tu i rrjedh loti, si femi.

Fjala e fundit rruga e mbar,
mos me harro, te kam djal.
Te kam djal, e me ke nene,
te qoft hallall gjirin qe ta kam dhene.

Te qoft hallall o biri i im,
ty t'ka nena t'vetmin trim.
Me perqafo edhe nje here,
mbeta vetem, dhe e mjere.

Ne at qast u largova,
ni vend te humbur une mbarova.
I pa njohur per q'do njeri,
i pa jete, pa ardhmeri.

Ulem n'sofer per te ngren,
me merr malli per te thirr nene.
Pikon loti pa u ndal,
nuk harroj, me ke djal.

S'hahet buka, s'kalon dita,
kur te lash nuk e dita,
ah sa shume u merzita.
U merzita per te pare,
nuk harroj, te kam nene.

Kalojn muaj, kalojn vite,
nena ime, si me prite.
DHasht ALLAHU te gjej gjalle,
e ta shuaj kete mall.
Te takoj edhe nji here,
te perqafoj, si atëher.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024