Teksti Origjinal

Kur i kendoj nates
humbas neper vargje,
tingulli shkrihet ne terr
faqen loti se le me u ter.

Do te kendoj une rresht
nuk parakaloj as oret,
te servuar e kam si nje peshk
darkeve ne te vonet.

Fjale te pathena i vargjeroj
kenges time bukurine ja vret,
maje shkembijve ajo do qendroj,
njashtu sikur lumi qe flen ne shtrat te vet.

Ju po deshet te e degjoni,
refreni n'ag te mengjesit do ju zgjoj,
po pertuat endrra te enderroni
kendoni kenges time,ai do ju bej roje.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019