TEKSTI ORIGJINAL

Vdektar jam vet,
Nuk mbështetem në të tillë si unë.
Mbështetem në të Pavdekshmin,
Sepse vetëm Ai më mbanë dhe më mbron.
Si të bëhen i varur nga dikush,
Kur ai që varem unë prej tij
Ai vet është i varur nga dikush tjetër.
Varësia nga i varuri, do të thotë:
Të presësh ta shuash etjen,
Nga një pusë që prêt të bie shi
E pastaj të ma shuaj etjen mua.
Etjen time do ta shuaj, në burim
Atje ku uji është me bollëk.
Dua të jem i varur vetëm nga i Pavaruri.
Dua të kapem vetëm për litarin e Arshit të Allahut
Ai litar nuk më lë të fudosem asnjëherë.
Dua të gjej dritën e pashuar.
Dritën e besimit, që asnjëherë nuk shuhet.
Falu, para se të të mbështjellin me të bardha
Dhe të të falin të tjerër ty.
Lakmia të zhvesh nga çdo virtyt
Dhe emocion njerëzor.
Vërtet disa njerëz janë aq të varfër dhe të verbër,
Sa që nuk shohin dhe nuk kanë asgjë tjetër përveç parave.
Mjerimi më i madh është ky.
Jeta për Allahun, është arsya më e mirë
Për të jetuar dhe për të sfiduar jetën.
Musliman me zemër
Musliman me shpirt
Musliman me gojë e vepra
Musliman derisa të bënë dielli dritë.
Robë i të Pavarurit, deri në frymën e fundit.

11. II .2014

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024