TEKSTI ORIGJINAL

Gjakun e venave,
ushqim për lulet çdo pranver.
Barotin ushqim për trupin,
Trupin ushqim për tokën,
Tokën pushim për eshtrat,
Sepse askund nuk gjeta qetësi.
Lotët ilaç për nënat,
Për djemtë e tyre dëshmorë.
Legjendat, tregime për fëmijët,
Sepse lojërat nuk na lejuan asnjëherë.
Këngën, vajë për baballarët,
Për djemtë e tyre të vrarë.
Në mbrojtjen e nderit të atëdheut,
Sepse burri shqiptar, lotë nuk derdh,
As në dhembje, as në trishtim.
Liria, ëndërr për ne shqiptarët.
Gjithmonë të shtypur, dhe të sunduar.
Flamurin motiv krenarie,
Në betejat e pafund.
Zotin të vetmin mbështetës,
Sepse të gjithë kundër nesh punuan.
Pushkën të vetmin shok,
Për mbrojtje nga armiqtë.
Kullën të vetmën streh.
Odën të vetmën shkollë,
Kur nuk më lejuan, gjuhën time ta mësoj.
Ëndrrën të vetmën shpres,
Kur realitetin ma thyen.
Luftën të vetmin shpëtim,
Kur paqen ma rrënuan dhe mohuan.
Shqipërisë halla shpirtin
Tokës hallall trupin,
Deri në çlirim dhe bashkim.

7. VI .2013

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: