TEKSTI ORIGJINAL

Këto pika shiu,
Që shkëlqejnë nën dritën e hënës
Në rrugicën e kujtimeve
Më kujtojnë natën e fundit
Kur ngadalë ma lëshove dorën
Dhe humbe pas disa laqesh
Dhe blloqesh banesore
Unë i ngrirë si guri,
Në mes të rrugës mbeta
Mu ndalë shikimi dhe më humbën fjalët
Asgjë nuk munda të të them
As lamtumirë, të paktën.
Nuk munda, të paktën të të përqafoj
Për herën e fundit
Të puthë në ball
Për puthjen e mallit
Ose të paktën të të shikoja në fytyrë
Dhe t’i shikoja për herë të fundit
Ata dy sy të bukur
Dhe fytyrën tënde zeshkane
Që dikur ma morën zemrën
Pa më pyetur fare
E tani pikërisht ata më bëjnë të vuaj
Tani mu në këtë rrugicë kujtimesh
Më kalojnë netët e gjata
Pres kthimin tënd, pa shpres se do vish
Në pritjen e kotë, jeta tani më kalon
Të gjithë kalimtarët më shikojnë
Me sytë e mbushur lotë
Që askush më nuk m’i fshin

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024