TEKSTI ORIGJINAL

Koka të ndara nga trupi.
Sy të nxjerrur nga vendi i vetë.
Pellgje me gjak të freskët.
Trupa të shpërdar, në përroin e përgjakur.
Nëna me bebe të nxjerra jashtë, nga barku u saj.
Pleqë të masakruar e të gjymtuar.
Fëmijë të sakatuar, në përroin e përgjakur.
Sy të nënave të mbushur me lotë.
Baballarë me vaj në buzë.
Vëllezër me sy të përloturë.
Morta të shkreta duke klithur.
Mbetën motrat pa vëllezër.
Nënat pa bijtë e tyre.
Baballarët pa krahë
Nuse pa dhëndërr.
Mbeti vëllau pa vëlla.
Motra në pragun e derës, pret vëllai e saj.
Nëna pret djali e humbur.
Fëmijët presin babi e tyre,
Që u rritën pa e parë kurrë.
Fëmijët rriten në vetmi,
Nuk e patën afër babin të jau largoj frikën,
Kur patën nevoj.
Shtrati thatë i nusës së re.
Ky është përroi i përgjakur,
Në Kosovën e larë me gjakë.
Në Kosovë e djegur shkrum.
Në Kosovën e copëtuar.
Kosovë, përroi i përgjakur, i Ballkanit.

16. IV .2014

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024