TEKSTI ORIGJINAL

Fshij lotët,
Moj nënë.
Për atë,
Të lutem mos vuaj.

Ai iku,
E shkoj.
Kujdesu për mua,
Se unë ende po jetoj.

Të lutem,
Mos qaj.
Lotët në fytyrën,
Nuk mund ti mbaj.

I shoh syt e tu,
Dhe më bëjn të qaj.
Te lutem moj nënë,
Ti nuk ke faj.

Të lutem mos vuaj,
Se unë ende po jetoj.
E di që ai iku,
Por unë do e zëvendësoj.

Fshij lotet moj nënë,
Dhe pran ti më qëndro.
Jam unë, bijë e jotja,
Për mua ti jeto.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024