TEKSTI ORIGJINAL

Janë lotet,
Që faqet po mi lajnë.
Janë sytë,
Që për ty po qajnë.

Të lutem
ti mos u largo,
Ke një familie
Që vetem për ty mendon.

Vuajtjet janë të shumta,
E dhimbjet s’mund ti ndal.
Kujtimet e shumta me ty
Ende na mbajnë gjall.

Të lutem mos ik,
Ti mos u tret.
Mendo edhe për ne,
Jeto edhe ca vjet.

E di,
Ti nuk vendos,
Por tani te lutem,
Letrën mos e vulos.

Kemi ende nevoj,
Për shpirtin tend.
Të lutem mos ik,
Pa ty nuk bën.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024