TEKSTI ORIGJINAL

Kosova është djepi i paradoxit
ku çdo gjë mbrapsht zhvillohet
ku i pavleri ka shumë vlera
e i drejti nuk vlerësohet.

Në Kosovën tonë të dashur
ateisti për fe ligjëron
e kur hoxha flet për fe
askush nuk e dëgjon.

E pamorlashmja shumë vlerësohet
për moral gjithëve ju flet
ajo e cila në shkollë të mesme
ka mbetur pa virgjinitet

Hajni flet për ruajtjen e pasurisë
i varfëri tek ne përdhoset
nëse ke pasuri shumë
çdo gjë në favorin tënd vuloset.

Paradox është Kosova
dokumentar pa regji
hajnat ma të mëdhenj t'Kosovës
na punojnë në qeveri!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024