Teksti Origjinal

Në kokë, mendimi i vetëm
Je ti
Në sy, pamja e vetme
Je ti
Në gjumë, ëndërra e vetme
Je ti
Në faqe, loti i vetëm
Je ti
Në qeshje, gëzimi i vetëm
Je ti
Në pikëllim, ngushëllimi i vetëm
Je ti
Në dimër, ngrohtësia e vetme
Je ti
Në verë, freskia e vetme
Je ti
Në probleme, qetësia e vetme
Je ti
Në vaj, pajtimi i vetëm
Je ti
Në jetë, dashuria e vetme
Je ti
Në çdo gjë që e kam në jetë
Gjithçka dhe çdo kund
Je dhe mbetesh
veç ti.

4. X .2013

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019