TEKSTI ORIGJINAL

Sa shpejt ikën ditët,
Dhe ti nuk je më.
Qirinjët për ty u fikën,
S’kam në zemër më, asgjë.

Tani vetëm fotografi,
Më kan mbetur nga ty.
E di që ti je atje lart,
Por nuk mund të të shoh me sy.

Shtrati ka ngelur bosh,
Nuk shtrihet më trupi yt.
I mbuluar me dhe,
Është varri yt.

E di që mund të vi,
Te varri, të të vizitoj.
Por nuk kam kënaqësi,
Syt kur s’ti shikoj.

U ndave nga ne,
Pa thënë asnjë fjalë.
Vajzën e le vetë,
E djalin e bëre me vajë.

S’mund ta thëras babin tim,
Fëmijët kur ti shikoj.
Ata mbeten jetim,
Këtë s’mund ta pranoj.

Do jesh gjithmonë me ne,
Gjithmonë do të të marr me vete.
Jetën do e vazhdojm,
E për ne, kur s’do tretesh.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024