TEKSTI ORIGJINAL

Dallgë deti mbi supe tu vërsulën pa mëshirë
Fjalën e mendimin për ta cunguar
I lirë të jetoje, se lirinë e deshe
Vargorit të dhimbjës iu pate bashkuar
Vigan mbi viganët qëndrove më nder
Bajrak i pastër- atdhetar i pa parti
Shkëmb i pa lëkundur, Ti o Enver Hadri
Ideali yt ishte dhe mbeti Liri
Në zemër të Europës zërin lart e ngrite
Ante Markoviçit i jape porosi
Mos kërko bukë në Europë, i thë
Kur popullin tim mbanë në robëri
Dhe i tregove së je gjaku Ilir
E plumbat e Serbit më trimeri i pret
Ashtu sikur Jusufi, Bardhi e Kadri Zeka
Që betejën na e lanë amanët
Dore e zezë e shkaut, të preu edhe ty
O bir i Arbërit-Flakadan i pa shuar
E unë homazh mërgimi të bëra
Me dhimbje pikëllimi e lotë në sy
Mbi varrin e njomë në Florence,
Një grusht Dhe ta hodha
Lavdi të thash, të urova Përjetësi
E disa tjegulla mbi çatinë e shembur t’i vura
Ty o “Haxhi Zeka II”
Në qendër të Brukselit, Rue d’Albanie
Aty ku Ti ruan testamentin e Shtetit të Ri.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024