TEKSTI ORIGJINAL

Sonte nuk ka asnjë rreze drite,
Hëna është fshehur diku,
Dritat e gjytetit janë fikur,
Ora ka vajtur shumë vonë.
Por unë nuk kam nevojë për dritë të asnjë lloji,
Sepse të kam ty pranë.
Kur të kam pranë vetës, kam diellin tim.
Koka jote në krahun tim,
Mua më falë qetësi dhe më lumturon.
Përqafimi yt është tërë jeta për mua.
Emrin tëndë e përsëris mijëra herë në heshtje.
Frikësohem se e harroj emrin tëndë, edhe pse e kam shkruar në zemër.
Mijëra herë e shikoj fotografin tënde, sepse kam frikë se e harroj fytyrën,
Edhe pse e kam të regjistruar thellë në shpirt.
Ti më falë ngrohtësi, kur bota më dhuron akull si dhuratë.
Ti më falë lumturi, kur bota më dhuron dhembje.
Ti më fal shërim, kur bota më falë plagë.
Ti më dhuron dashuri, kur bota më dhuron urrejtje.
E si mos të të dua unë ty?
A të jem mosmirënjohës unë me ty?
Jo asnjëherë, asnjëherë nuk do të ndodhë kjo.
Betohem se do të jesh e imja dhe do të jem i joti,
Deri në ditën kur vdekja do të na ndaj.
Do të ndahemi vetëm përkohësisht.
Vdekja do të na ndaj, për të na ribashkuar përgjithmonë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024