TEKSTI ORIGJINAL

Udhëtar pa asnjë cak.
Pelegrin, pa pelegrinazh.
Nuk e di çfarë kërkoj.
Nuk e di çfarë më mungon.
Në rrugët që nuk më dërgojnë askund.
Unë në heshtje udhëtoj.
Hapat e rëndë
Kilometrat tepër të gjata
Nuk ndryshon aspak,
Njësoj janë: dita e nata.
Në pelegrinazh jam nisur,
Por jo në tokën e premtuar,
As në Mekën e bekuar.
Pelegrin, në kujtesën e harruar.
Pelegrin, në fëmijërinë e hershme.
Atje ku asgjë hile nuk ka
Atje ku buka ka shijen e ëmbël
Atje ku jeta është pa brenga
Pelegrin pa pelegrinazh.
Pelegrin, atje ku nuk ka asgjë për mua.

11. II .2014

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024