TEKSTI ORIGJINAL

Nga jashtë tërheq dhe intrigon
Fitimi dhe shpresa veprojnë
Salltaneti dhe luksi përkrahin
Mbretëreshat e lojës ftojnë.

Sillet topi magjik
Ruleti josh
Është lojë e hijshme
Përqafon dhe shtrëngon.

Vozitja e rrezikshme vazhdon
Gocat lepuroshe shërbejnë
Janë mollëkuqe dhe të dashur
Në këto ambiente
Të favorshme.

Vështirë e vërejtur juristja ngacmon
Atje nga skuti vrojton
Ofron marrëveshje shpresëdhënese.
Dhe gjëra imagjinare.

Pse çuditesh ore burrë or humbës
Sytë ngulur në llampë me vajgur
Je i dëshpruar dhe pa zgjidhje
Pa streh dhe i përbuzur.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024