TEKSTI ORIGJINAL

Natë qetë tingujt e muzika
Notat e kitarës therrin heshtjen e natës
Shumë sekrete shumë begati
Fsheh për dikend shadërvani i ri.

Dy figura dy silueta
Fshehurazi si dy flutura
Gjetën heshtjen prapa skenës
Blini ishte pjesëtar i arenës.

Flet kroi flasin gjymtyrët
Vëzhgon feneri nderon Prizreni
Rrëmbejn ndjenjat shkrepin fjalët
Zbuten prindërit nderojnë të rinjtë.

Bukuria shprehet në sekrete
Rinia flet me gjeste
Ikën u larguan dorë për dore
U zbulua fshehtësia rinore.

Medinure personifikon bukurinë
Shadërvani çmon lumturinë
Derdhet nata derdhen emocionet
Fortifikohet urtësia tërhiqen qortimet.

tyran j spahiu
vargje poetike
-1999+

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024