TEKSTI ORIGJINAL

Mbretëron heshtja e muzgut
Dielli humb fuqinë
Rruga e qetë e pashtruar
Kujton varfërinë.

Pluhuri i lagjes kaplon
Si një re të mbulon
Britmat e qunave ngazëllojnë
Kujtojnë varfërinë.

Rruga ujitet përsëri
Gëzimi shpërthen në pafundësi
Lëmshi në formë të topit
Kujton varfërinë.

Djersa dhe pluhuri treten
Duartrokitjet dhe gazi bëjnë ahengë
Fitore fitore fitore
Kujtojnë kënaqësinë .

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024