TEKSTI ORIGJINAL

Më mirë një qiell pa yje
Se një yll pa qiell
E pastër nata në pyje
Kur mungon i nxehti diell.

Më mirë ne të dy
E askush tjetër
Të ndjej frymëmarjen e të të puth në sy
Të mos ndjej mungesën e hënës së vjetër.

Në amshimin e hijes së muzgut
Ku nuk kuvendojmë
Ku përherë me ngut
E nisim me dashuri e ashtu e përfundojmë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024