TEKSTI ORIGJINAL

Një Sms po të dërgoj,
S’e di, o Zot, në të arrin?!...
Në do t’ më bëje me pushtet,
Ta hidhja tej këtë varfërinë.
Besoj, ta meritoj vërtetë,
Radhëve lodhur një jetë.

Të shkrova e sa pa vënë një pikë,
Ky celular i shkretë m’u fik,
(Ndoshta s’ e mbajtën bateritë...)

Ta nisa nga e para prapë
Dhe shkrova vetëm dy tri fjalë.
Ndihmomë, o Zot, tek ty besoj
E në kërkova shumë, më fal.
Më jep atë që meritoj,
Se si poet kurrë s’lajkatoj.

Provova prapë: më dha OK,
Mesazhi do të kish shkuar tej,
Me shpresë ta gjeja gjithandej.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024