TEKSTI ORIGJINAL

Jehonte kushtrimi
Vajtonin nënat
Fëmijët qanin
Digjej mëmëdheu.

Heroi ynë nga Ralini
Nuk hezitoi
U ngjit maleve
Robërinë kundërshtoi.

Detyrën e luftarakut
Me sukses përfundoi
Refuzon të bisedojë për këtë
Thotë ishte obligimi im.

Sot jeton në hije
I zhgënjyer dhe dëshpëruar
Në malet e Sharrit
Të drejtën dhe përgjigjen kërkon.

I fundosur në mendime
Fortifikuar në qëndrime
Bukën e gojës
Fiton në lartësi.

Bjeshka është tejet besnike
E bekuar dhe kreshnike
Përkrahëse e fortë
Ushqyese e mirë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024