TEKSTI ORIGJINAL

Rrugët e jetës
Herë të mashtrojnë
Herë të prangojnë
Shumë herë të udhëzojnë.

Rinia e hershme
Është flakë e dritë
Argëtim dhe hare
Të balsamuara mirë.

Definitivisht vjen
Arrestimi dhe paraburgimi
Nuk shkon gjatë
Edhe prangosja.

Nusja e re
Virgjër në edukatë
Shtrydhë dhe magjepsë
Me unin e saj.

Mosha e merituar
Lëkund nga pak
Pleqëria troket
Ofron ngadalësi.

Neglizhimi dhe harresa
Përqafojnë
Thumbuesi i përditshëm
Të shtrëngon.

Qelizat e trurit
Kaplon ndryshku
Ndërsa nipi përcakton
Diagnozën
Gëlqere klasike.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024