TEKSTI ORIGJINAL

Rastet janë të gjalla
Dukuritë prekëse
Defilojnë pa fije turpi
Kërkojnë mbështetje.

Janë të paepur për njohje
Ngjyrat e tyre të freskëta
Demonstrojnë fobi.

Asgjë më nuk është taboo
Nuk është as interpretimi
Janë këto shembuj
Ngjarje ditore.

Reagimet shumëzohen
Pro dhe kundër
Demokrati e mirëpret
Fisniku injoron.

Njeriu i edukuar kur i sheh
Kërkon mbrojtje për sytë e vet
Shikjimin e ulë
Arratiset nga ai vend.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024