TEKSTI ORIGJINAL

Thirra në emër me zë të lartë
Ndërgjegjen e liderëve G7
U kujtuan ..u bënë të huaj
Gjuhën time nuk e kuptuan.

Vrapova pas tyre i çmendur
Kërkova besë dhe fjalë
Mos na mundoni mos na harroni
Jemi të juaj tash e mijëra vjet.

I dërmuar lodhur i zhgënjyer
Mendtë ende të humbur në varfëri
Duhet të shkojë në shtëpi pa rrymë
Shtrojë sofrën e zbrazët pa bukë
Të urojë mirëdita robërve të shtëpisë
Leckosur urritur dhe zorrëtharë.

U ula në rrugën e asfaltuar
Në largësi shihej avulli i ngrohtë
Ndjeva një dhimbje të tmerrshme
Errësira e plotë më mbuloi.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024