TEKSTI ORIGJINAL

Është shumë me rëndësi ku shkon Tyrani,
Por përsëri do ndëgjoni Zërin Prapa
‘Ai ishte Këtu’

JETËSHKRIMI BURIMOR
Prizren, 2014

1954 +

Lufta e dytë botërore posa ka përfunduar
Vërehen gjurmët e shumta të shkreta
Punë – fjalë kjo e bekuar
Për qytetarin e varfëruar.

Mirren në pyetje informative
Shumë njerëz të arsimuar
Edhe më shumë të ndjekur
Vazhdimisht të persekutuar.

Persekutimet ishin të vrazhda
Ujë i ftohtë rryma punë të rënda
Mbi të gjitha
Kërcënime familjare.

Ata punonin dhe vepronin
Ne zbraznin shtëpitë dhe vatrat
Shpërnguljet massive vazhduan
Askush nuk brengosët për këtë.

Partizanët organizojnë
Punë

Punohet për rimëkëmbje
Punët vullnetare spikasin

Aktivitete të vazhdueshme
Ata ndiejnë
Mburrje dhe kënaqësi.

Shtetet e fuqishme vrojtojn
Dëshirojnë pjesën e kulaqit
Koha kalon
Shteti i Jugosllavisë organizohet
Merr formën dhe qëndrimin
E një shteti të pastër
Tolerantë
Dhe modern.

Për interesuarit e jashtëm
Shteti tani paraqet
Rrrezik për ta.

Në afërsi të qendrës së qytetit
Pas dy tentativave të burrneshës
Erdhi në jetë foshnja
Djalë .

Dyqani këpucësh në qendër
Shikjonte kalanë epike
Pamja e bukur tek Fontana
Dhe bukuroshja magjepsëse e Sinan Pashes.

Ëmbëltorja një vatër pran kroit
Kujton fëmijërinë e hershme
Rritur në qendër të qytetit
Mu në shadërvanin historik.

Pije e quajtur boza
Sytlijash me tullumba
Ishin pasuria më tërheqëse
Ne vendin e quajtur Ëmbeltorja Prizren.

Vend ky për mua unik
Ku kënaqësia dhe fëmijëria
Doemos takon
Vetëm të privilegjuarëve të rastit.

Mbylli sytë
Shoh para vetes atë thjeshtësi
Bukuri dhe ambient
Të dekoduar me emrin Shadërvan.

Ngarkesat e shumta komunale
Fitimi i zbehtë dhe i pakët
Detyruan dyqanxhiun
Të kërkojë siguri për bukë.

Kërkimi ishte i gjatë
Premtime boshe dhe joserioze
Në fund përsëri vllau
Ishte ai që shtriu dorën e ndihmës.

Dimërat e ftofta dhe të gjata
Bora dhe akulli sundonin
Kërkesat ishin të shumta
Mundësitë të pakëta.

Por jetohej dhe gjallërohej
Edukohej dhe fuqizohej
Jeta filloi të merr një aromë të qartë
Erën e durimit.

Siguria filloi të ket kuptim
Kërcënimet u pakësuan
Shpërnguljet u minimizuan
Gjallërimi dhe shkollimi
Morrën formën e prerë.

Pastrohej bora nga kulmi
Turshitë reqeli mishi harxhohej
Duhet kurrsyer
Aty rolin kryesore kishte
Zonja e shtëpisë.
Modestia dhe edukata
Pjesë përbërëse e saj.

Tani këpucëtari punon në autobus
Djali rritej dhe forcohej
Dy motra pasuruan jetën e tij
Familja ishte më se e lumtur.

Edukuar në frymën islame
Shkrim lexim arab
Zonja e shtëpise falej
Asgjë ate nuk pengonte.

Familja jetën e qet jetonte
Mundohet të lidh fundin e muajit
Zonja detyrohet
Të rrisë buxhetin.

Tre herë në ditë mësonte
Të punojë me makinë qepës
Muajt kalonin
Ajo u kualifikua.

Filloi puna të sjell levërdi
Familja kërkonte
Edukim punë edukim
Ishin ligjet e zonjes.

Jeta u bë më e lehtë
Plaki Zonja sjellnin
Fitime mjaftë të mira.

Fëmijëria
Shkolla asgje e rëndësishme
Lojërat në sokak
Mysafirë të shumtë
Sidomos dimrit.

1961

Filmat vestern amerikan
Mbërthenin dhe okuponin
Idolet e shumta artistike
Gëzim i pabesueshëm.

Farmerkat e para përallore
Nga Australia e largët
Mbushën mozaikun
Për Amerikën vestern.

Ishin levi Straus
Ndarja prej tyre e pamundur
Për të qenë kënaqësia e plotë
Ishin pran meje edhe natën.

1963

Televizioni i parë në mahall
Çpo ndodhë pyeteshim
Filmat vizatimor ne ora shtatë
Artistik të shtunën në mbrëmje.

Mblidheshim fëmija te Daklani
TV e vetme në fqinjësi
Dhoma korridori dritaret
Të mbushura
Shikjonim deri tek lajmet.

Në rrugën e pluhurosur
Mblidheshim pastaj
Luanim MSHEFU
Deri vonë ne mbrëmje.

Kthimi në shtëpi
Detyrat shkollore
Obligim i detyruar
Vonë në natë.

Shtuneve miqët dhe fqinjët
Vinin ose shkonim
Ndëgjonim pleqët syhapur
Duke bërë ndonjë grimasë.

Frika ishte e madhe
Kundërshtimi ishte i paimagjinueshëm
Rreptësisht ndalohej biseda me zë
Të qeshurit vetëm pas tyre.

Ngjarjet rrjedhnin me
Shabllon të caktuar
Ditët muajt stinët
Vitet.

Dimri i veshur me borë
Mblidheshim të gjithë në një dhomë
Duhani biseda duhani
Neve si fëmijë
Nuk vërenim këto...

Ne kënaqeshim
Pemë patate gështenja
Çaj kafe
Në jetën time herën e parë banane.

Pranverën si zakonisht
Kalonim jashtë
Jeta zhvillohej në oborr
Deri vonë në mbrëmje.

Vera ishte ideale për ne
Domate djath sharri ne dorë
Lumbardhi deti ynë
Prej mëngjesit heret deri von pasdite.

1969

I dham lamtumirën shkollës fillore
Arsimtarëve për të cilët nuk ndienim asgjë
Shkolla e mesme gjimnazi
Atëbotë legjendare.

Adaptimi në rrethin e ri
Fytyra të reja dhe simpatike
Gara për të fituar simpati
Na okuponte para mësimit.

Shumë jepnim veshjes
Ikjes nga orët
Shkuarjes në shkollë pa qantë
Ashtu mësimi ishte në plan gati të fundit
Kjo nuk na pengonte.

Mbretëronte qëndrimi
Kalo assesi mos ngel
Ke kujdes si maturant
Sidomos diplomë.

1970

Udhëtimi i parë jashtë shtetit vetëm
Qëllimi garderoba
Nuk ishim të kënaqur me ato vendor
Italia ishte caku jetësor.

Kthimi ne Prizren
Sfilata full
Pëshpëritjet dhe thashethemet
Ishin vendosëse për një të ri.

Kryesore ishte të jesh top
Në vijë të parë
Kursesi ndryshe nuk pranon
Gara vazhdon dhe vazhdon.

E tëra u bë monotone
Kërkonim më tepër liri
Studimet duhet vazhduar larg
Të jesh në top formë.

Nuk ka nevojë të ceki
Udhëtimet jo joshëse
Si në Bullgari dhe Turki
Kërkonim vetëm perëndimin.

Sarajeva ofronte nam
Formë dhe xhelozi
Pyetnin ku shkonë
Dihej në botë.

Dorëzova dokumentet në Ekonomik
Regjistrimi u bë
Gëzuar dhe tejet i disponuar
Kalova verën e plotë ne Istra.

Nuk donim të shkonim ne Malë të Zi
Ishte shumë komuniste
Sytë kemi pas të kthyer
Në bregdetin Kroat.

Vera e mrekullueshme
Solli vjeshtë të ftoftë dhe acar
Lajmi erdhi papritmas
Dokumentet i ke në Prishtinë

Zotë i Madh
Çfarë ndodhi
Pse më bënë këtë
Ku e kam namim dhe formën
Çtë them shokëve tani.

Kaloi një kohë jo e lehtë për mua
Durova dhe qëndrova
Dërgova dokumentet në Prishtinë
Gjuhë Angleze.

Qëllimi ishte i kjartë
Doja të shkoja në Mbretërinë e Bashkuar
Dhe asgjë asgjë nuk do më ndal
Të shlyej aromën e rëndë të dështimit.

Vitin e parë të studimeve
Përfundova pa problem
Shtëpi private dhe kushte mizore
Prishtina nuk plotësonte
Kërkimet e mia rinore.

Kolegë dhe kolege
Kalonim bukur
E gjitha përfundonte
Në kino kafe dhe çaj.

1974
Erdhi në jetë vllau Ehati

Jeta e natës
Ishte shumë e varfër
Kënaqësia e vetme
Korzo dhe shetitje.

Shkoja shpeshë në Zagreb
Takoja vizitoja shokët
Asesi nuk munda
Adaptimi në Prishtinë
ishte i panjohur për mua.

1975

Pasaporta dhe work permit
Para saj pushimi ne Istria
Avioni dhe London
Jeta të cilën e ëndërroja.

Punoja dhe shijoja
Jetën perëndimore
Bleja garderobë në
OXFORD STREET.

LONDRA
Aty ku gërshetohej
Nami fama muzika dashuria
Spektakli Big Ben English Pub
Futbolli Europa.

Dhoma e vogël thirrnin challet
Bognor Regis jugu i England
Pastër bukur qet
Private club
Shprehje e panjohur për mua.

Pub i vjetër anglez
Nuk di çfar stili
Bukur në trend
Atraksion për mua.

Djali i dajes Sefedini
Flokë tejet të gjata me mjekër
Kaloi natën te një Zonjë
E vjetër Lady e vërtetë.

Arriti për një natë të mësojë Anglisht
Nga Lady gruaja e peshkatarit
Mblodhi paret dhe London
Pastaj
Back to Zagreb.

Një javë të rëndë kalova
Duke lyp si lypësar
Atëbotë pija duhan
Por tejet i lumtur.

Jeta në Brighton dhe Bognor
Ambient tejet atraktiv
Shpejte u familjarizova
Krijova shoqëri.

Paga javore nuk mjaftonte
Harxhohej per dy- tre ditë
Extra working hours nuk doja
Përfundova në Reading Festival.

Skotlandezi i pabesë më tradhtoi
Kishte shumë nevojë për qetësues
Me thikën e tij si shpata
Vazhdimisht sorollatej.

Tërë i mavijosur
I madh si mali
Në fytin e tij mbishkrimi
Cut me here.

Në Reading
Katër ditë përvojë
Çdo gjë kishte kuptim
Fjetja ne ajër të pastër
Shoqëria hippy.

Kthimi në Bognor
Më i varfër se kur
Fqinjët me kujdes
Mbushën jetën gjerë ne weekly wage.

Kaloi një kohë e gjatë
Çdo ditë kishte kuptim
E vetmja gjë që pengonte
Mishi anglez si sapun.

Stili dhe jeta
Shumë më tërheqnin
Atë kohë nuk dija
Anën tjetër të medales.

Buckingham Palace Big Ben Trafalgar Square
Fjetja në hostel dhe Lager
Jeta u mbushë me English Air
Problem English Pound.

Paga e fundit e fituar
Shërbeu për biletë kthyse
Si java e parë
Ashtu më shkojë edhe java e fundit.

Atëkohë
Kosovar askund nuk takova
Shkonin vetëm në Gjermani
Për të fituar.

Dover
Anija e madhe sa një hotel
Valixhen e braktisa në një korridor të vogël
Kërkoja bifen për freskim
Dhe një pije bombastike.

Pija më kushtoi
Humba korridorin dhe valixhen
Hippy me floktë të pastra
Më drejtoi kah ajo.

Isha i nevrikosur dhe trazuar
Kërkoja shkas të vogël
Pija e dytë relaksuese
Solli qetësi dhe këndellje.
Më kushtoi një dreq e gjysëm.

Belgjikë
Treni përsëri treni
Gjermani Austri
Prapa ne Prizren .

Garderoba made in Oxford
Bërin jehonën e vet
Sytë e tyre kërkonin
Fshehtas më vështronin.

Doja diç tjetër
Takova drejtorin e shkollës teknike
Mikel
Jeansat dhe flokët preje
Eja në punë.

U paraqita i stilosur
Jashtë parametrave të mi
Ndieja të veçantën
Kjo zgjati dy vjet.

Pasqyrë e viteve bujare
Thjeshtë pastër dhe modest
Disco kredi studentore bursë
Jeta mori imazhin e duhur.

Fakulteti u bë sekundar
Argëtimi mori primatin
Dëndëllisje pushime Istria
shkallë lakmues provincial.

Dy vite mjaftë në nivel
Udhëtimet Sollën mjaftë përvojë
Jashtë shtetit udhëtoja
Jetën e shijoja.

Asgjë e pazakontë
Për këto vite të trendit
Kryesore ishte
Top forma.

Ndjenjat ishin niveli i dytë
Asgjë interesante dhe intriguese
Modeli ishte qyteti
Dhe definitivisht
Pjekuria.

1978

Vazhdimi i studimeve
Prizren Prishtinë Prizren
Mësim rrugëtim dhe konvikte
Prapa në
Prizrenin qetësues.

Heret në mëngjes
Parrollat në konvikt
Na mbajtën mbyllur
Deri në drekë.

Pamje këto të zakonta për ne
Pitzgauer milicë dhe shumë qenë
Bërtima kërcënime
Bastisje në dhoma
Pastrimi i mureve te ngjyrosura.

1981

Pula qytet në Istria
Pushimet e kënaqëshme
Thirrja eja në Prizren
Të kërkon policia ushtarake.

Kese najloni me pajisje
Bileta dhe destinacioni Ljubljana
Dhjetë ditë vonesë
Dhe dënim në APJ.

Më zunën ata si
Njëzet e shtatë vjeqar
ushtar
Pastrojsha kazermën
Dhe tërë rrethinën.

Pasaporta
Dollar amerikan në zhep
Rrethuar me fëmijët ushtarë
Tetëmbëdhjetë vjeqar
Ushtar të paformuar.

Koha e trishtueshme
Mërzitëshme vajtuese
Jo ende nuk është fundi i botës
Afër afër është.

Ditët e varfëra kreative
Furnizim mental neveritës
Netët e gjata
Të paimagjinueshme
Derdheshin në javët dhe muajt.

Aroganca e uniformave të graduara
Imitim i zbehtë i ushtarit
Kantina gjysëm e furnizuar
Përbënin tërë kenaqësin ditore.

Netët nën tingullin e muzikës
Tranzistori fshehur nën jastuk
Ndëgjoja muzikë kapitaliste
Aq të preferuar për mua.

Lirishtë duhet pohuar
Monotonia bukur e madhe
Më mbajti shumë gjatë
Në kazermën Yuslave.

Muzika besnikja më e fortë
Ushqim perfekt shpirtëror
Më largonte nga kjo
Rrethinë neveritëse.

Shkuarja në Tivolli dhe Lav
Vetmet vende të shëndoshta
Qetësia dhe dëfrimi
Mbulonin qenien time.

Ditë javë të gjata
Dhe shumë të mërzitshme
Flenim me pula
Zgjoheshim me kënusa.

Pas do muaje
Puna në zyre
Ikja aty këtu në qytet
Dhe fundi i vitit.

Gabimet nuk falen
Ikja u zbulua
Dënimi pasoi
Pastrimi i kantinës dhe WC.

Dënim transfer në kufi me Austrinë
Lartë në male
Fjetja në tenda e rova
Mumdim mundim dhe vetëm mundim.

Dravogradi i qëndisur me zbrazëtirë
Në malet Sllovene
Asgjë nuk ofronte
Vetëm telefon.

Pranvera e hershme 1981
Demonstrata ne Prishtinë
Na shikjonin me sy të dyshimtë
Çdo lëvizje tonin.

Zgjuarësia ynë
Tregoi dritën më të ndershme
Nuk donim as nuk tentonim
U tërhjekëm në vete.

Afrohej fundi
Unë nuk besoja
Si është e mundur
Të largohem nga ky tmerr.

Pasaportën e ruaja
Në vendet jashtë kështjellës
E mbështjellur mirë me kese
Vende të shumta sekrete.

Ljubljana ishte problem
Fati deshti
Dokumenti më i bukur
Arriti të mbijetojë.

Qershor muaji i largimit
Nga kazerma kështjellë e mallkuar
Dravograd Celje Zagreb
Pushim i këndshëm .

Ftesa të shumta nga Prizreni
Eja na ka marrë malli
Zëri i nënës
Prapa në Prizren.

Takimi i kënaqësisë
Zgjati një orë
Çfarë të bëjë tani.

Kredi para dhe biznesi
Caffetteria kaktus
Puna jo fitimprurëse
Dhe hotel Theranda .

Fejesa
Vajzë e pastër ne virtyte
Edukatë
E sjellshme ndëgjueshme
Nuk kuptojë si egzistonë një qenie e till.

Porta e jetës u hapë
Dyertë e rënda dhe pastëra
Përsëri po ceki
Si nuk u frigua kjo vashëz
Nga unë
Dhe për të ardhmen e vet.

1983

Theranda punë e bukur
Atraktive dhe joshëse
Ishte njëfarë avantazhi
Që shumëherë dëshiroja.

Fakulteti dhe provimi i fundit
Gjetën strehim në harresën time
Koha nuk shkonte në favor të mendojë
Për atë mbulesë zbukurimi
Finale në edukimin tim.

Pleqtë jetën time
Kurr nuk kanë kufizuar
Fisnikëria e tyre
Jetën ma kanë vulosur.

Jetën mu pasurue
Femra e pastër dhe e sinqertë
Këtë në fillim nuk kuptoja
As sot nuk di pse.

1984.

Kthesa në jetë time
Lidhja bashkëshortore
Kulmoi me lidhje martesore
Ajo kishte të drejtë
Rrugëtimi vazhdon rrugën
Jemi bashkë

1987

Shko diplomo
Kemi nevoje për kuadro
Mos më zhgënje
Nuk ke alternativë shko.

Fjalët këto të drejtorit Zenel
Nuk i morra me seriozitet
Pas do jave përsëri
Shko qare ski.

Plaki në shtëpi
Kam dëshirë të të shoh diplomën
Pastaj fute nën qylym
Herëdokur del.

Shtatë muajt ishin të stërngarkuara
Mbyllja në dhomë dhe leximi
Takimi pas shumë viteve
Me profesorin Daci.

Më uroi mirëseardhje të ftoftë
Përgaditja e bëri të veten
Pyetjeve pa pushim muar përgjigje
Dhe në fund me gjysmë zëri më uroi.

Ftova në qengj fure në Prizren
Eja merre kend të duash
Ke për të u kënaqur
Më lajmëro.

Qengji në furrë mori pamje
Ngjyrë kafe të lëngëshme
Erdhën si premtuan.

Ftesa e tyre më ngacmoi
Eja në magjistraturë
Të presim

Jo jo nuk kam ndërmend
As që mendojë me shkel në zyrën e juaj më
Aq shumë marifetëlluqe kam përjetuar
Edhe një herë me lejue këtë luks
Është tepër.

Ashtu edhe u bë
Diploma nën qylym
Nuk pata nevojë për të
Jetës nuk i dihet.

1987
Erdhi në jetë Medina
Vajza ime e dashurë dhe e parë
Jeta shijohej
Natyra morri një bukuri ndryshe.

Duty free shop i dyti në Kosovël
Prizreni avancon
Brodokomerc i Rijekës
Pranova punën më shumë kënaqesi.

Shitja bëhej me monedhë të huaj
Interesimi shumë i madh
Përgjegjësia top
Paga malore.

Shtatëmbëdhjetë muaj
Standardi perëndimor
Sa katër paga të ish drejtorit
Kënaqësia dhe fitimi në nivel.

Ndodhi Paraqini Sërbi
Rasti Kelmendi
Situata u tensionua shumë
Vërehej urrejtja dhe mosdurimi.

Drejtorit i erdh lajmi
Paga e Tyranit e lartë
Si është e mundur kjo
Duty free u mbyll.

Zëvendësimi erdhi shumë shpejtë
Në formë të një firme Sërbe
Refuzova këtë ofertë
Presioni ishte i madh.

Pas disa javëve
Pranova të punojë
vetëm si ndihmës
asgjë më shumë.

Ndodhi 1989
Peripetitë protestat kushtetuta
Flakë e hi u bë jeta
Durimit erdhi fundi.

Thojnë politik-bërësit
Nuk ndërohet asgjë
Me këto ndryshime kushtetuese
Vetëm ju meren të drejtat
Dhe asgjë më shumë.

Vuajtjet vazhduan
Jeta morri një kahje tjetër
Sa qelë e mbyll sytë
Ngjarja e tejkalon ngjarjen.
1989
Flaka erdhi në jetë
Vajza e dytë në familje
Gëzimi i veçant
Situata e sigurisë ashpërsohej.

U vranë fëmijët në fshatin Zhur
Pafajësia u dënue
Tmerri vulosej
Gjaku derdhej.

Njerëzit dhe koha
Gjëra të padefinuar
Që të dy
Shkelmojnë njeri tjetrin.

Dënimi
Është i pashmangshëm
Ate do sjell koha
Është evidente.

1990
Kënaqësi shumë më tepër
Lumturi edhe më tepër
Krenari gjithsesi po
U hapë qielli
Erdhi jeta
Vetë Jetoni.

Populli vuan dhe maltretohet
Largohet nga puna
Dhe varfërohet
Thirret në durim
Askush nuk përgjigjet.

Milicia nga republikat e ndryshme
Autorizohet në Kosovë
Ajo e Slovenisë
Refuzon.

Rrugët njëkahëshe aktivizohen
Shqiptarët shpërngulen me të madhe
Me apo pa pasaportë
Migrimi legal vazhdon.

1993

Kam ftesë të punojë
Në kazinonë shumë fitimprurëse
Refuzojë
Ftuesi nuk kupton pse.

Në vend të kësaj
Pas një kohe maltretimi psikik
Më vetëdëshirë
Vjen largimi nga puna

Pasojnë vitet pa punë
Tre fëmijë të vegjël
Vendimi ishte i vështirë
Kauza mbisundoi.

Tregëtia hapi i parë
Aty këtu i kënaqshëm
Suma sumarum
Jo aq i këndshëm.

1998

Kthimi në arsim
Koha e rrezikut dhe vrasjeve
Lufta troket
Populli në male.

Vrasjet tanksat ikjet
Era barut dhe kufoma
Mbulon vatrën
Kosovën martire.

Arroganca dhe vrazhdësia
vazhdojnë
Jotoleranca dhe armiqësia
kulmojnë.

1999

Filluan bombardimet
NATO
Hakmarrjet me përmasa monstruoze
Vareza masive.

Transportimi i kufomave
Me frigori –FER
Në vende të ndryshme
Militarët e pangopur.

02. Maj 1999
Rruga Shqipëri
Vendosja në kamp Elbasan.

Kushtet jo të mira
Rrugëtim për në Turki.

Kampi
Ushqimi i bollshëm
Fëmijët e kënaqur
Jeta solide.

Dy muaj druajtje
Lajme lajme lajme
Jeta morri formën e tmerrit
Ankth ankth ankth.

Nënshkrimi në Maqedoni pasoi
Lufta morri fund
Ata u larguan
Marrim frymë lirshëm.

Punëtorët janë kthyer në punë
Mbretëron panjohura
Xhamitë shtëpitë e djegura
Bagëtia e vrarë
Qytetet gjysëm të shkatërruara
Fshatërat e djegura
Shumë njerëz të zhdukur
Nuk dihen varret
Nuk ka kufoma
Vend i dalur nga lufta
E shkurtë por gjakëpirëse
Nuk ndodhi Bosna
Ndodhi Kosova
Një milion të zhvendosur
Më mijëra e mëjëra shtëpia të djegura
Po aq shumë femëra të përdhunuara

Kosova ndahet
Mitrovica veriore
Dhe ajo jugore
Shenja jo të mira për ardhmëri.

Sidoqoftë
Mendonim shumë shpejtë
Do kalojë
Arsyeja do mbisundojë
Fundi i fundit
Faktori ndërkombëtar
Nuk do lejojë diçka të till
Në europën e shekullit 21.

Rezultati
Uzurpohen banesat shtëpitë
Plaçkiten dyqanet
Shitoret e shumta
Vazhdon festa dhe asgjë tjetër nuk është me rëndësi.

Kthimi i stërzgjatur
Mendonim do jetojme në parajsë
Ska kush që ndal
Këtë popull unik.
Prizreni na mirëpret
Gjithë qyteti lulëzon
Këndon feston
Mbretëron liria.

Ndërkombëtarët vijnë
Udhëzojnë dhe analizojnë
Përcjellin dhe shesin mend
Ata sundojnë.

UNMIK
Misioni Ndërkombëtar i Kombeve të bashkuara
Opera e përgaditur mirë
Jehonë si simfonia e pestë.

Nuk kalonë shumë kohë
Fillojnë aktet dhe ciklet
Vështirë të kuptuara
Ndodhin vendime të paimagjinueshme për mua
Shiten fabrikat
Puntoritë uzinat
Me çmime jashtëzakonisht të ulëta
Në të njejtën kohë
Shoqatat e ndryshme humanitare
Gjysëm shtetërore
Gjysëm private
Frekuentojnë
Dirigjojnë udhëheqin urdhërojnë
Shesin mend
Na thirrin komunistë
Spjegojnë për kapitalizmin fitimprurës
Vulosin dokumente
Ata vendosin ata gjykojnë.

2001

Flaka emër që sjell
Neveri shtrembërim
Aluzion xhehenem.

Vajza ime Flaka
Ndërron emrin në Elif
Arsyeja feja dhe asgjë tjetër.

Mbretëron terri
Kërcënohet popullata
Në do rryme paguaje
Ose ri ne terr

2004

Mbyten dy fëimjë
Si pasojë e dhunës sërbe
Shkaku i vërtetë asnjëherë
Nuk e sqarue.

Shpërthejnë trazirat
Digjet përsëri Kosova
Prania ndërkombëtare
Asgjë më nuk ka kuptim.

Rezultati njëmbëdhjetë shqiptarë të vrarë
Dhe tetë sërbë.

U dogjën kultet sërbe
Në tërë Prizrenin
Një ndërkombëtarë më tha
Shtrenjtë DO TË PAGUANI.

Ditën e dytë përsëri
Digjen
Kishat ndërtesat shtëpijat sërbe
Sulmohen veturat e UNMIk K-ut
Vitet kalojnë
Tmerri dhe terri arijnë klimaksin
Populli përsëri
Emigron.

Zhgënjyer revoltuar
Kërkojnë bukën e gojës
Shkojnë për shkaqe politike
Arsye këto vështirë
Të pranueshme për mua.

Populli përsëri në rugë
C’po ndodhë
Nuk kuptojë
Si është e mundur populli përsëri vuan
Për bukë për dru
Për RRYMË.

U gjinda mirë
Puna në UNMIK
Arsim
Paga e mirë
Por kënaqësia jo e plotë.

Askush nuk kujdeset për sigurim shëndetësor
Paga minimale
Pensione
Mbi të gjitha bukë për popullin.

Filtrohen dy klasa
Ajo kapitaliste
Dhe varfanjakët.

Thojnë kapitalizmi sjellin begati
Sjell punësim
Është në dobi të juaj.

Vazdhdojnë shitjet e djersës së punëtorëve
Shitjet me qmime qesharake
Pasuria e një pjese vazhdon të ritet
Formohen milionerët e parë në Kosovë
Këshilltarët e mirë ndërkombëtar
Urdhërojnë dhe dekretojnë.

2008

Shpallet pavarësia e Kosovës
Flamuri i ri
Himni i ri
Shteti i ri.

Premtonin shumë
Bënin shumë për veti
Avazi i vjetër vazhdon
Asgjë nuk ndryshon.

Ikja në perëndim
Arrin kulminacionin
Të gjitha shtetet e rajonit
Udhëtojnë pa viza
Vetëm Kosovarët jo.

2010

Vajza ime e dashur Medina
Fejesën organizoi në restaurant
Djaloshi Nuredin
Sinonim
I modestisë
Ndjenja princërore
Disponimi në nivel.

2013

Fillojnë bisedimet
Kosovë Sërbi

Më duhet të shkruajë do fjalë
Temë kjo shumë interesante
Por nuk besojë deklaratave shterpe
Dihet kuzhina vendosë
Ajo është perëndimore.

Mosinteresimi ka arsyen
Asgjë nuk qëndron
Informacionet për shtyp
Bastardizojnë trurin e shëndosh.

Vendimet në fund të bisedimeve
Shpalosen
Andaj pse të humbasim kohë
Në thashethemet ditore.

2014

Jeta në geto
Vazhdon në Kosovë
Mitrovica ende e padefinuar
Kushtet ashpërsohen
Jeta vështërsohet.

Partitë në pushtet
Vijnë e ndërohen
Popullata nuk merr pjesë në zgjedhje
Qëndron anash
Nuk reagon
Amullia troket
Dhe arreston.

Mbyllur në mes të katër mureve
Shikjojnë
Thua se e gjitha ndodhinë
Dikund në Afrikën e largët.

Veturat e shtrenjta
Udhëtojnë
Njerëzit argëtohen
Ndarja u bë
Pasanikë dhe varfanjakë.

2012

Partia në pushtet
Dora e zgjatur
Largoi nga puna
Shoqen time.

Dhjetë vite profesionalizëm
Ekperte
Njohje të shumta
Nga Gjermania
Ku edhe shkollua.

Thojnë nuk kemi nevojë
Vjen ai i Opojës
Dora e zgjatur Besniki
Inicoi dhe vulosi këtë
Padrejtësi .

2014

Vajza ime e dytë Elif
Feston fejesën në
Prizren
Djaloshi shumë i edukuar
Shpëtim
Sinonim i sinqeritetit.

Për shoqen
Shpallet konkursi
Premtojnë punë
Anashkalojnë përsëri
Punësohet veq e punësuara
Vetëm ndërron vendin e punës.
Lojëra këto të fëlliqëta
Luajtur nga
Mahiri Leventi dhe
Dhe kushdoqoftë që qëndron pas tyre.

Fytyrat e fëmijëve
Nuk ka fjalë që i përshkruan
Nuk ka shprehje që definon
Nuk ka arsyetim që arsyeton.

Le të dijnë
Le të ken të kjartë
Se zëri i jetimëve do ti
Përcjell kudo që shkojnë.

Rruga e kombit
Dy orë deti
Shkonë kush ka
Kush nuk ka rrinë
Sytë i ka
Kah perëndimi
Dhe emigrimi.

Bisedimet rrjedhin
Kosovë Sërbi
Rezultate e para
Rikthimi i Sërbëve në Prizren.

Ndërkombëtari kishte të drejtë
Shtëpijat u rindërtuan edhe më bukurë
Kultet u rindërtuan edhe më bukur
Falë ndërkombëtarëve dhe
Parave tona.

Në Prizren jeta jetohet
Investimet mungojnë
Populli pret
Nuk di çka.

Me siguri
Presin
Godot e Samuel Godott
Vladimiri dhe Estragoni
I Samuelit
Mbërtheu natyrën e qetë
Të qytetarëve të Prizrenit.

Ndërsa në anën tjetër
Syri i madhë i ORWEL-it
Pandërprerë vëzhgon
Qytetarët.

Është futur një lloj frige
Janë tërhjek në veti njerëzit
Nuk besojnë njeri tjetrit
Anashkalohen shokët e vjetër
Miqët e vjetër.

Besimi mori fund
Miqësia u këput
Injoranca mbretëron
Zhgënjimi fuqizohet.

Ndërtesat e larta
Qendra historike
Pëson ndryshime.

Droga dhe prostitucioni
Edhe ashtu i përhapur
Shumë më heret
Vazhdon kënaqësinë.

Njeriu përqafon
Vetmin
Në këto rethana
Të huaja
Dhe shumë të çuditshme për ne.

Qendrat tregëtare marin hovë
Ndërtimet shumëzohen
Rrugët asfaltohen
Papunësia ritet
Jeta në kontejnere
Pushimet në Albania
Turkey Palma de Mallorca
Veturat e shtrenjëta
Jotoleranca mosdurimi
Matrapazllëku
Takllaxhynët e ndryshëm
Prejnë qepin
Dhe gjykojnë.

Shikjojmë quditemi dhe
Përsëri asgjë nuk kuptojmë
Endërrat u këputën
Dëshirat u shuen
Vatra u shkym
Situata u radikalizua
Vuajtjet varfëria
U fuqizuan
Jeta morri kah
Të gabuar.

Për prindërit e mi te dashur !

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024